Analisti për DW: Java e ardhshme vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analisti për DW: Java e ardhshme vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

09:18 | 11/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel më 15 qershor, analisti politik, Naim Rashiti për DW flet mbi shanset që mund të krijohen në raundin e ri, por edhe rreziqet që paraqet për Kosovën shtyrja e vazhdueshme e dialogut.

DW. Z. Rashiti, si e shihni dinamikën e re në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët aktualisht kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe me pozicione mjaft larg?

Naim Rashiti: Dallimet në qëndrime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dihen. Por e reja e këtij procesi është se kemi një qeveri të re dhe një subjekt politik që tash qeveris dhe i cili në parim ka kundërshtuar proceset politike rreth dialogut me Serbinë, dhe po futet në këtë proces si qeveri e re dhe këtu janë dallimet e mëdha nga e kaluara dhe në veçanti dallimet nga pritjet e procesit. Prandaj javën e ardhshme  do të shohim se çfarë dinamike e re do të rivendoset në procesin e dialogut, me çfarë termash do të fillojnë takimet e nivelit të lartë dhe çfarë kornize, qoftë kohore apo edhe materiale në përmbajtje, do të përcaktohen e të shtyhen përpara liderët.

DW: Kryeministri Kurti ka thënë se takimin me Vuçiq nuk është vazhdim i dialogut, por takim për të ardhmen e dialogut. Si e shihni Ju këtë deklaratë të Kurtit?

Naim Rashiti: Çdo qeveri e ka ridefinuar në një farë forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të  mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë.

DW: Pala kosovare ka kërkuar përfshirjen e drejtpërdrejt amerikane në dialog. Palmer tha, se SHBA është hisedarë në dialog, por ndërmjetësimin e lë në duart e BE-së?

Naim Rashiti: Po, është një qëndrim i ri pas shumë viteve që SHBA-ja do të qëndrojë prapa proceseve të Brukselit, fuqishëm në mbështetje të dialogut dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë bilaterale me Kosovën dhe Serbinë dhe të ruaj marrëdhëniet e mira me Kosovën. Në fund të fundit ka një logjikë, SHBA-ja nuk është ndërmjetësuese në dialog por vetëm mbështetëse, sepse, partneri yt strategjik nuk duhet të jetë ndërmjetësues, por duhet të jetë mbështetës. E dyta, ky  proces nëse duhet të shkojë drejt mbylljes duhet të ketë legjitimitetin e BE-së, për të siguruar njohjen  e vendeve anëtare dhe për ta kthyer rezolutën në OKB për ta përmbyllur procesin. Dhe ndërkohë, administrata Biden, nuk dëshiron që të bëjë diçka ngjashëm si ka ndodhur në të kaluarën në procesin me Richard Grenell.

DW: Instituti Juaj në një farë forme ka ndërmjetësuar apo është ndërmjetësues ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe gjetjes së grupit të ekspertëve apo këshilltarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, çfarë është ky projekt?

Naim Rashiti: Ky është një ndër komponentët e institutit tonë Grupi për Ballkanin, i themeluar më herët dhe i materializuar vitin e kaluar, sepse natyrisht është dashur bashkëfinancim, dhe koordinim me qeverinë e Kosovës. Pra kjo gamë, këto komponentë të mbeten të gatshme për qeverinë për të angazhuar ekspertë të fushave të ndryshme në mbështetje të përgatitjes së qeverisë për dialog.

DW: Kemi parë disa dokumente, që u publikuan në medie, disa koncept-ide apo strategji, që në gjuhën mediale u njohën si non-paper ku u fol  rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan. Askush nuk po e merr përgjegjësinë e autorësisë. Si i keni parë Ju, propozimet në ato dokumente për ndryshim kufijsh?

Naim Rashiti | Alayst am Ballkan Institute for Policy im Kosovo
Naim Rashiti

Naim Rashiti: Non-paper-at përdoren shumë nga diplomacitë e ndryshme pra janë të përdorshme nga diplomacitë, sepse ka të natyrave të ndryshme, kështu që nuk duhet të brengosemi  nga non-paper-at. Këto dokumente çfarë i kemi parë kohët e fundit që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve, por kanë të bëjnë edhe me shtyrjen e agjendave të Bashkimit Evropian. Pra viteve të fundit kemi non-paper nga shumë aktorë, austriak, hungarez, francez, gjerman që duan ta shtyjnë BE-në drejt vendimmarrjes për Ballkanin Perëndimor dhe këto non-paper janë instrument i tyre për të mobilizuar mbështetjen brenda BE-së. Tash këto dokumentat e tjera që kanë dalë për ndryshime kufijsh, është vështirë ta themi saktë se nga vijnë dhe ka shumë dyshime, ka shumë versione. Ka dyshime që ka involvime përtej Ballkanit Perëndimor, sidomos përmes Bosnjës, Republikës Srpska, dhe Rusisë. Sidoqoftë, koncept-dokumente të tilla do të shohim vazhdimisht derisa çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk zgjidhet, deri sa çështja e Bosnjes nuk zgjidhet.

Nuk mund Ballkani Perëndimor të jetojë me këtë status-quo dhe do të ketë presione të mëdha për të kërkuar zgjidhje në favor të secilit varësisht nga ai ku buron qëllimi dhe natyrisht shembull një prej qëllimeve madhore të Rusisë është që ta pengojë zgjidhjen për Bosnjen dhe ta ruaj ndikimin në Serbi dhe ta zgjerojë ndikimin në Republikën Srpska. Pra realiteti është që çështja e Bosnjës të mbetet e hapur, dhe nëse ndodh ndryshimi i kufijve të ndodhë nga Bosnja, pastaj do të jetë çështja e hapur dhe ka zëra në Ballkanin Perëndimor  që e duan hapjen e kufijve në Ballkan dhe kjo për fajin edhe të BE-së që nuk gjen zgjidhje për Ballkanin. Jam i bindur që bllokada ndaj Maqedonisë së Veriut  do të vazhdojë, hapja e negociatave me Shqipërinë do të mbetet peng, dialogu Kosovë-Serbi do të mbajë peng çështjen e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Rashiti: Java e ardhshme vendimtare për dialogun

DW: Cila është zgjidhja për Kosovën pa ndryshim kufijsh dhe pa ndryshim kushtetutash?

Naim Rashiti: Shiko problemi kryesor i Kosovës dhe Bosnjes është që kanë kaluar 20-25 vite dhe jemi në status-quon e ngjashme. Jo që Kosova si shtet është në gjendjen e para 20 viteve, por në raport me zgjidhjen e konflikteve, pra konflikti nuk është zgjidhur. Konflikti ndërkombëtarisht është një nocion i konfliktit të ngrirë, një status-quo dhe ky është rreziku, që Kosova dhe Bosnja mbeten në situata të pazgjidhura dhe nuk duhet të lejohet që të mbetet Kosova në situatë të pazgjidhur. Dhe përderisa të zgjasë kjo situatë  e pazgjidhur do të kemi ide të ndryshme dhe koncept-dokumente të ndryshme dhe kështu me radhë. Sa më shumë po shtyhet dialogu, aq më i vështirë po bëhet procesi i dialogut që çon Kosovën drejt anëtarësimit në OKB.

Sepse në këtë moment, po qe se e merr edhe njohjen e Serbisë, do të jetë e pamundur të kalojë në Këshillin e Sigurimit për shkak të Rusisë dhe Kinës. Mirë do të kishte qenë të merret njohja nga Serbia, megjithatë fakti që Rusia dhe Kina bllokojnë Kosovën, i ka dhënë Serbisë mundësi të manipulojë me këtë proces, pra të maksimizojë kërkesat e saj dhe në këtë situatë Kosova duhet o të hyjë në dialog për një kompromis, herët a vonë, o të gjej zgjidhje që çojnë drejt njohjes nga Serbia duke mos hyrë në kompromise të mëdha, qoftë kushtetuese, sepse territoriale nuk ka konsensus në Kosovë. Pra Kosova duhet të gjej një zgjidhje të hapit të parë drejt hapit final, së paku ta mobilizojë spektrin ndërkombëtar aty ku është e mundur të gjendet zgjidhja dhe zgjidhja momentale që është duke u zhvilluar është zgjidhja në kuadër të BE-së që të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizim të plotë. /DW

Etiketa: 15 qershoranalisti politikBrukselkosoveNaim Rashititakimi Kurti-Vuçiç

Të Lidhura

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

nga 27
19:40 | 04/02/2026
0

37-vjeçari Benard Qelemi që u godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, por transportohet me ambulancë drejt...

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

nga 27
19:38 | 04/02/2026
0

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë. Siç shihet edhe pamjet të rinjtë...

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

nga 27
18:58 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë,...

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Para
Itali, shqiptari vdes në vendin e punës, bie nga çatia

Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija 3 vjeç në Itali

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

19:40 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:38 | 04/02/2026
Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

18:58 | 04/02/2026
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagose me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –
  • Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com