Ana e errët e luftës partizane dhe leksionet e shokut Enver për seksin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ana e errët e luftës partizane dhe leksionet e shokut Enver për seksin

18:30 | 31/10/2020
në Uncategorized
0

Letra e diktatorit për kurvëritë partizane në brigadën e VII-të sulmuese, atje ku kishte plasur vjedhja dhe abuzimi seksual mes shoqeve e shokëve partizanë dhe roli i Ramiz Alisë.

brigada e shtate 1Për 50 vite me rradhë breza të tërë shqiptarësh janë edukuar me modelin e partizanit si figurë e lartë e paprekshme. Diktatori e kishte ngritur në piedestal figurën e partizanit dhe kështu u mësua për 50 vjet se të tillë ishin luftëtarët e lirisë. Por,  e vërteta na ka ardhur e mangët. Padyshim që ka pasur të rinj që luftuan me vullnet të mirë për lirinë e vendit. Shumë dhanë jetën për liri, por kjo nuk do të thotë që historia e luftës partizane të ketë qënë e pastër ashtu siç e paraqitën komunistët për 5 dekada. Dokumentet kanë nisur të dalin në dritë dhe janë të pakundërshtueshme për nga faktet që sjellin.

sevdaja partizaneNjë letër e diktatorit Enver Hoxha drejtuar komisarit të Brigadës së VII-të sulmuese, evidenton anën e errët të luftës partizane atë që në fakt është përfolur edhe më parë, por që deri tani nuk ishin publikuar dokumenta. Fotokopje e materialit origjinal të letrës së Enver Hoxhës flet për abuzime mes partizanëve në këtë brigadë. Porositë e udhëheqësit për partizanët se si të lidhen dhe si të operojnë në marrëdhëniet intime mes tyre duke renditur sipas rëndësisë së Partisë, dashurinë dhe seksin, e sjell të qartë situatën në kohën e luftës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Brigada e VII-të sulmuese me sa duket kishte qënë problematike, ashtu si dhe të tjera dhe për këtë arsye udhëheqësi ishte detyruar të shkruajë leksonin e tij mbi dashurinë dhe seksin për të ndërgjegjësuar partizanët që po “luftonin” maleve për liri, por që kishin ngatërruar punët e luftës me ato të seksit. “Epshet seksuale të partizanëve ishin kthyer në problem për Komitetin Qëndror dhe Enveri e evidenton këtë në letrën drejtuar komisarit. Të gjithë detajet vijnë përmes këtij dokumenti që sjell në mënyrë të pakundërshtueshme atë anë të errët të luftës partizane.

Pjesë nga letrasevdaja 2

I dashur shok!

Morëm raportin tënd mbi gjendjen në organizatën e Partisë në brigadën e VII-të. Metoda e punimit në celula e në byro të ndryshme të brigadës është e mirë, por vetëm duhet që kjo të mos jetë okazionale, por të vazhdohet edhe ndihma nga ana jote si dhe kontrolli i zbatimit të detyrave që iu caktohet, të bëhet i dendur….

Kadriu mori mjaft shënime, kur erdhi këtu, për përgatitjen e një aktivi, si dhe tema të ndryshme që mund të përgatitni dhe t’i mbani në brigadë. Artikujt dhe qarkoret e ndryshme që ju vijnë, duhet t’i këndoni me kujdes dhe t’i punoni.

Për shumë çështje që kanë ngjarë atje në brigadë, janë në lidhje me abuzime, vjedhje dhe çështje seksuale kemi biseduar me Lilen dhe ay do të vërë në korent për zgjidhjet që mendojmë.

enver_hoxha_10_2Çështjet e dashurisë së lirë duhet të shtrohen drejt dhe me guxim e sidomos për anëtarët e Partisë. Por, s’mjafton të shtrohet drejt, por edhe të dihet e të zbatohet pa kaluar në ekstremitete.

Do të jetë një gabim i madh e do të kemi mjaft dëme, në rast se e shohim këtë çështje në mënyrë sektare, por nga ana tjetër do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme dhe e drejtë. Për të shkuar drejt në këtë çështje duhet që ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit, i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale….

..Vetëm ku qëndron e keqja?partizan 2

Shokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër dhe më vonë atyre iu bie ndërmënd ta njohin më mirë shokun që kanë zgjedhur, por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha dhe shkëputja bëhet e paevitueshme. …Një gjë e tillë mund të ketë edhe konsekuenca të këqija në rast se keqkuptohet nga shokët, pse aherë të gjithë do të shkojnë çifte-çifte për t’u njohur më mirë dhe të harrojnë çdo gjë tjetër.

Këtë çështje nuk duhet ta shtroni në mënyrë që ajo të bëhet çështja kryesore  e ditës dhe të harrohet çdo gjë tjetër. Seksioni politik suprimohet pse shokët e këtij seksioni me përjashtim të Ramiz Alisë dhe deri diku të Myzafer Trebeshinës, nuk e kishin kuptuar detyrën dhe lëshime, gabime, neglizhenca janë regjistruar në aktivitetin e tyre…

*Ky shkrim është botuar 19 prill, 2016

 

Etiketa: Brigada e VIIçifte-çifteenver hoxhaepshetkomisarkurvëriMyzafer TrebeshinaRamiz Aliaseksuale

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tjetër sulm në Francë, mbetet i lënduar një prift ortodoks

Tjetër sulm në Francë, mbetet i lënduar një prift ortodoks

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com