“Amoris Laetitia”, një himn modern i dashurisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Amoris Laetitia”, një himn modern i dashurisë

17:13 | 09/05/2016
në Opinion
0

Nga Gjergj Meta

Mund të themi me plot gojën se ky dokument i Papës Françesku është një himn modern i dashurisë. Vjen nga zemra e një bariu që ndjen bashkë me grigjën e tij e përjeton, si dishepull i Krishtit, sikurse thotë Koncili II i Vatikanit, “Gëzimet dhe shpresat, trishtimet dhe ankthet e njerëzve të sotëm” (GS 1).

Kemi në dorë një dokument që ndryshe nga shumë dokumenta të tjerë të Kishës, niset nga një arsyetim dhe bazë induktive, që do të thotë se niset nga jeta reale dhe konkrete e njerëzve. Papa hyn në familjen njerëzore me delikatesën e një ati, një bariu dhe një njeriu i cili në rradhë të parë kupton se është në një tokë të shenjtë dhe heq sandalet prej këmbëve para se të shkelë në të. Në këtë kontekst më duket se të heqësh sandalet do të thotë të heqësh dorë nga arroganca dhe pretendimi se mjaftojnë disa parime të përgjithshme apo shpallje doktrinore nga lartësia e autoritetit për të kuptuar e zgjidhur problemet që sot i shtrohen jetës njerëzore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Qysh në krye të dokumentit papa fton Kishën, e sidomos ne që kemi një autoritet si meshtarë apo ata që janë ipeshkvinj, që të ulemi me këmbë për tokë e të shohim në situatën aktuale të familjes, ashtu sikurse ajo është, se çfarë Zoti dhe Shpirti i tij na sygjerojnë. Të mos u afrohemi këtyre problemeve as “me dëshirën e shfrenuar për të ndryshuar gjithçka, pa një reflektim apo themel të mjaftueshëm …” e as “me sjelljen që pretendon të zgjidhë gjithçka duke aplikuar norma të përgjithshme apo duke nxjerrë përfundime të skajshme prej disa reflektimeve teologjike”. Papa fton të gjithë Kishën që vihet në punë e u jep përgjegjësinë kishave lokale që të dinë të interpretojnë sipas kohës dhe vendit ku ndodhen aspekte të doktrinës dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.

Dokumenti lexohet me kënaqësi. Stili është mjaft elokuent dhe godet drejt e në zemër të problemeve. Papa Bergoglio është një njeri që ka përpara syve të tij dhe në zemrën e tij jo vetëm një pjesë të globit, por të gjithë Kishën e të gjithë botën. Nga pikëpamja e gjuhës është shumë i thjeshtë si lexim dhe i veçantë në krahasim me vështirësinë që dokumentat kishtarë kanë shpeshherë. Për këtë arsye Kardinali i Vjenës, Schonborn e ka quajtur një ngjarje gjuhësore. Dhe është vërtet e tillë.

Asnjë lëshim në pikpamjen e konceptit mbi familjen. Familja është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje dhe për gjithë jetën. Por, kjo nuk pengon Papën që të shohë me sytë e një bariu të mirë ato situata, të cilat nuk i përgjigjen këtij ideali e të gjejë në këto situata diçka të mirë, pozitive që ndihmon në rritjen e jetës njerëzore.

Si një parim i përgjithshëm që Papa vendos në krye të kapitullit të dytë të kësaj porosie është fakti se është e shëndetshme t’i kushtojmë vëmendje realitetit konkret, sepse kërkesat dhe thirrjet e shpirtit të Hyjit tingëllojnë edhe në vetë ngjarjet e historisë, nëpërmjet të cilave Kisha mund të ecë drejt një kuptimi më të thellë të misterit të pashterueshëm të martesës dhe të familjes. Koha, hapësira, situata konkrete e jetës së martesës dhe familjes, ashtu sikurse është, me sfidat, dhimbjet dhe gëzimet që ka, kthehet në një çelës hermeneutik nëpërmjet të cilit mund të kuptojmë se në ç’drejtim duhet të ecim. Zoti na flet edhe nëpërmjet këtyre situatave.

Në kapitullin e parë, në të cilin Papa ndalet në përvojën e Biblës rreth martesës dhe familjes ai vë rè se kjo përvojë sa është e bukur dhe ekzaltuese për martesën, aq edhe fsheh plagë e probleme brenda saj. Megjithatë, edhe pse martesa e familja ka probleme të thella në kohën që po kalojmë ne si të krishterë, thotë Françesku, nuk mund të heqim dorë nga propozimi i martesës për t’iu përshtatur modës apo për shkak të ndjenjave të inferioritetit përkundrejt degradimit moral dhe njerëzor. Por nga ana tjetër as nuk mund të pretendohet të imponohen norma me forcën e autoritetit. “Na kërkohet, thotë Papa, një përpjekje më e përgjegjshme dhe bujare, që ka të bëjë me paraqitjen e arsyeve dhe motiveve që çojnë drejt opsionit të martesës dhe të familjes, kështu që personat të jenë më të disponueshëm që t’i përgjigjen hirit të Hyjit (AL 35).

Çka bie në sy në të gjithë kapituj, por në mënyrë të veçantë në kapitujt e fillimit është fakti që Papa nuk e vendos Kishën mbi katedër duke u mësuar të tjerëve, por e vendos Kishën në udhëtim, në ecje bashkë me të tjerët e bashkë me familjen dhe martesën.

Një fjalë tjetër e bukur dhe që në kontekstin shqiptar më duket e rëndësishme është koncepti i butësisë (tenerezza). Në realitetin e vrazhdë e shpesh të dhunshëm që përjetojnë shumë familje shqiptare, kjo fjalë është një çelës që mund të hapte shumë dyer komunikimi. Edhe vetë Papa është i butë në qasjen e tij ndaj realitetit të familjes. Do të thoja një baritore e butësisë do të ishte një rrugë e shkëlqyer afrimi ndaj realitetit të familjes për Kishën në Shqipëri.

Mund të themi se kapitujt 4 dhe 5 janë në një farë mënyre qendra e gjithë këtij dokumenti, pasi flitet për dashurinë, e cila qëndron në themel të martesës dhe të familjes. Papa në kapitullin IV bën një koment të zgjeruar të një prej teksteve më të bukura të shkruar rreth dashurisë himnin e dashurisë në letrën e korintasve, i cili është kënduar edhe një një nga festivalet shqiptare prej Elsa Lilës disa vite më përpara. Por, cila është atëherë, dashuria që jetojmë në martesë? Papa Françesku e quan “dashuri miqësie”, sepse bashkon pazgjidhshmërinë e Sakramentit me dëshirën për të kërkuar gjithmonë të mirën e tjetrit, karakteristikë e miqësisë së sinqertë. Dashuria e miqësisë, për Papën, ka të bëjë me konceptin e dashurisë së krishterë, “caritas”, sepse “të hap sytë dhe të lejon të shohësh sa vlen njeriu”. Në këtë këndvështrim, Ati i Shenjtë nënvizon edhe rëndësinë e jetës seksuale të bashkëshortëve, që e përshkruan me fjalët “dhuratë  e mrekullueshme”, “gjuhë ndërnjerëzore”, e cila na bën të kuptojmë “vlerën e shenjtë dhe të padhunueshme të tjetrit”. Pastaj, duke u ndalur në lindjen dhe pranimin e jetës brenda familjes, Papa nënvizon vlerën e embrionit “që nga çasti i zënies”, sepse “çdo fëmijë është gjithnjë në zemrën e Zotit”. Që këndej, këshilla e ftesa për të mos e parë fëmijën si “plotësues apo zgjidhje për aspiratat personale”, por si “një qenie njerëzore me vlerë të pamasë”, të cilit i duhet respektuar dinjiteti, “nevoja dhe e drejta e natyrshme për të pasur një nënë e një babë”. Njëkohësisht, Ati i Shenjtë u shpreh afërsinë çifteve, që s’mund të kenë fëmijë, dhe u kujton se mund të jenë prindër në mënyra të ndryshme, për shembull, përmes birësimit. Papa bën thirrje të përmirësohen ligjet e procedurave adoptive dhe të kujdestarisë për fëmijët, gjithnjë në interes të të miturve, duke luftuar trafikun e paligjshëm.

/peregrinus.al/

Etiketa: Amoris LaetitiaAti i Shenjtëçasti i zëniesembrioniGjergj MetahimnHyjiPapa Françeskuperegrinus.al

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Deflacion, INSTAT: Çmimet vendnumëro!

Deflacion, INSTAT: Çmimet vendnumëro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com