Si pasojë e ujërave që kanë vërshuar në rrugë, dhe lagështirës një aksident rrugor me pasojë një të vdekur është regjistruar sot në qytetin e Laçit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se automjeti që ka dalë nga rruga ka qenë një autoambulancë e cila ishte duke transportuar një të sëmurë nga Burreli drejt Tiranës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën personi i cili ndodhej në ambulancë dhe shoqëronte të sëmurin për në spital.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.