Ambasadorja franceze: Kosovës i takon të aplikojë në Këshillin e Evropës

0
47

Pas deklaratës që bëri ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard,pasi e cilësoi veprimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës si të njëanshëm dhe u shpreh se Franca nuk e mbështet këtë nismë, ka reaguar Ambasada e Francës në Kosovë.

Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se i takon Kosovës si shtet sovran që të aplikojë në Këshillin e Evropës. Në një postim të ambasadës franceze në rrjetin social Facebook, thuhet se ardhmja e Kosovës është si anëtare e KiE.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit.Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, ka thënë ambasada franceze.