Askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit. Ambasada amerikane postoi sot një foto në profilin e saj në facebook ku ambasadori Donald Lu së bashku pjestarë të personelit të Ambasadës ndajnë ballokume në Kopshtin e Trëndafilave. Ata kanë përcjellë urimin: Gëzuar Ditën e Verës!
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










