Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë informon qytetarët e saj se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë reformën në drejtësi më 21 korrik.
Në njoftim, ambasada thekson se nuk ka dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë për qytetarët apo interesat amerikane.
Megjithatë, ajo paralajmëron qytetarët e saj që të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë ose tubim që mund të ndodhin para dhe pas votimit.