Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka bërë thirrje shqiptarëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë.
“Shumë shqiptarë patriot kanë aplikuar tashmë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nevojiten edhe më shumë ekspertë. Ne nxisim profesorë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme”, thuhet në apelin e Ambasadës ku bashkëngjitet linku i Kuvendit të Shqipërisë.