Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, Ambasada amerikane në Tiranë pa paralajmëruar qytetarët që të evitojnë zonat përreth Kryeministrisë dhe Parlamentit në orën 18:00.
Ambasada gjithashtu shton se nuk dihet sa do të zgjasë protesta.
“Evitoni zonat përreth Kryeministrisë dhe Parlamentit në orën 18:00. Nuk dihet sa do të zgjasë protesta”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Kujtojmë se për ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar një protestë më të madhe se herët e tjera.