Alketa Vejsiu në një lidhje në emisionin “Opinion” ka bërë me dije se i është vetëofruar Ministrisë së Shëndetësisë, për prodhimin e masakve.
“Të gjithë rrobaqepësit që punojnë në atelienë tonë, nëse institucionet shëndetësore kanë nevojë, mund të na udhëzojnë për standardet e duhura, mund të vihen në dispozicion për prodhimin e maskave. Unë vetëm me një thirrje që kam bërë në Instagramin tim, kam 40 rrobaqepës nga e gjithë Shqipëria që janë ofruar”.