Alket Veliu: Ilaçi i vetëm për “monarkun” do ta gjejnë vetë shqiptarët më 25 prill – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alket Veliu: Ilaçi i vetëm për “monarkun” do ta gjejnë vetë shqiptarët më 25 prill

06:34 | 04/02/2021
në Kryesore
0

Kryetari i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku kritikoi ashpër gjuhën e Michael Gahler, Koordinator për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i konsideruar deklaratat e tij si “Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme”.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu shkruan se kërcënimet e Edi Ramës për rreshtim në krah të Turqisë, Rusisë apo Kinës, për europarlamentarin Michael Gahler janë përfituese vetëm për disa njerëz, e jo për të gjithë popullin.

Gjithashtu Veliu thekson se ilaçin për Ramën do ta gjejnë vetë shqiptarët më 25 prill.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Postimi i plotë

Në mbyllje të mandatit të dytë si kryeministër Edi Rama tenton të izolojë vendin, njëlloj siç vepruan paraardhësit e tij komunistë dhe ta nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve 99.99%. Sulmet ndaj ambasadorëve të BE-së dhe së fundmi edhe SHBA-së, me përfaqësuesen e vet ambasadoren Yuri Kim , nuk janë thjesht lajthitje momentale, por shprehje të një arbitrariteti egoist dhe kërcënues për të ardhmen evropiane të vendit. Kulmi arriti dje kur Rama, duke gulçuar nga arroganca, kritikoi ashpër gjuhën e Michael Gahler, Koordinator për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i konsideruar deklaratat e tij si “Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme”. Gahler tha vetëm një të vërtetë se “qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në”. Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj ndihmës së BE. Kërcënimet e Edi Ramës për rreshtim në krah të Turqisë, Rusisë apo Kinës, për europarlamentarin Michael Gahler janë përfituese vetëm për disa njerëz, e jo për të gjithë popullin.
Euroskepticizmi i Ramës është një lloj mallkimi që e ka goditur sistemin e tij të Rilindjes dhe po e çon atë drejt greminës, pasi izolimi nga Perëndimi nënkupton përgatitjen e një masakre elektorale në përmbushje të idesë fikse për një mandat të tretë, sado të kontestuar nga ata që do të vëzhgojnë zgjedhjet.

Padyshim edhe eurokratët kanë pjesën e tyre të fajit në monitorimin e gjendjes së demokracisë dhe standarteve të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Rama nuk duhej lejuar për kaq kohë të rrëshqiste në autokraci, të përdhoste të drejtat më elementare të njeriut, të qeveriste me oligarkë, të shkatërronte ekonominë dhe sipërmarrjen, të thellonte skamjen dhe varfërinë dhe të boshatiste vendin në këto përmasa tragjike. Tani neurozat e këtij njeriu ndjekin njëra – tjetrën. Rama ka arritur në atë gjendje sa ka humbur edhe lirinë e vet; nuk i përket më vetvetes, pasi është marrë peng nga oligarkia, mafia dhe kriminelët, që kërkon t’i fusë apo t’i mbajë në politikë. Tani ai e ka prerë degën e fikut ku ka hipur. Hedh vallen e fundit të vdekjes së tij politike. Dhe rend si një kalë i hazdisur në pistën e autoritarizmit, lëshon rrufera, pa iu trembur syri, ndaj KiE, gjithë ambasadorëve të BE, apo ambasadores amerikane, duke futur kriminelët në politikë, duke tentuar ta bëjë Shqipërinë koloni të mafia-s. Ndërkombëtarët, të zhgënjyer, po mundohen t’i gjejnë ilaçin këtij monarku. Ata e kanë kuptuar se sundimtarët si Rama nuk janë për drejtësi dhe për politikë të pastër nga krimi. Në emër të drejtësisë ai e varrosi drejtësinë. Ai e pranoi reformën në drejtësi për demagogji, për të përjetësuar sundimin e tij, apo dhe nga njëlloj frike se mos ndonjë ditë i bie në kokë padrejtësia.

Ilaçin për Ramën do ta gjejnë vetë shqiptarët më 25 prill. Dhe jo “kontrabandë”, siç bën Rama me vaksinat anticovid. Me votë sigurisht, nëse vetë populli dëshiron të mbetet i lirë dhe i shëndetshëm.Vota e 25 prillit është detyrim, është imperativ kategorik. Është një arsye e kulluar për të rikthyer demokracinë dhe ëndërrën evropiane.

Kam parë në media disa analistë të shprehen se problemi më i madh në vend është rikthimi i demokracisë. Mund të them se kjo është fare e lehtë. Me ikjen e këtij njeriu gjithçka e huaj, gjithçka që ka hyrë pa ndonjë arsye të thellë në jetën e këtij populli, do të hiqet qafe vetvetiu.

Etiketa: Alket VeliuFondacioni "Hasan Tahsini"Koordinator për Politikë të Jashtme të Parlamentit EuropianKryeministri Edi Ramakryetari i shoqatës Çamëria “Hasan Tahsin”Michael Gahler

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Pse e mbështet Amerika, Edi Ramën (!?!)

“Nuk ma tregon ajo punën time!”/ Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet Edi Ramës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com