Aleancë me Francën/ Greqia “provokon” Turqinë: Ejani ditën, jo natën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleancë me Francën/ Greqia “provokon” Turqinë: Ejani ditën, jo natën

22:24 | 12/09/2022
në Uncategorized
0

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti francez Emmanuel Macron i dërguan Ankarasë një mesazh të ashpër nga Parisi. Presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi një mesazh të qartë për mbështetjen e plotë të Francës për Greqinë gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin grek përpara takimit të tyre në Pallatin presidencial.

“Do të shfrytëzoj rastin të falënderoj Greqinë për solidaritetin që treguat këtë verë për zjarret. Greqia ishte në anën tonë dhe na ndihmoi dhe dua t’ju falënderoj për lëvizjen e solidaritetit. Ne nuk do ta harrojmë atë. Mekanizmi evropian i solidaritetit për menaxhimin e krizave është funksional dhe efektiv.
Një vit më parë këtu në Elysee, ne nënshkruam partneritetin e mbrojtjes. Ne kemi forcuar sigurinë tonë të përbashkët, po forcojmë sigurinë dhe prosperitetin evropian në fushat me interes të përbashkët”.

Presidenti francez shtoi se sot bashkëpunimi për çështje të tilla është më i rëndësishëm përballë sfidave dhe se nuk do të lejojë që të ndodhin trazira në Mesdheun Lindor, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë Turqisë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Emmanuel Macron shprehu sot kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e vendit të tij me Greqinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i cilësuar njëkohësisht si të papranueshme deklaratat turke kundër Greqisë.

“Ne mbështesim plotësisht sovranitetin e Greqisë dhe këtë e them shumë qartë. Partneriteti nuk do të lejojë trazira në Mesdheun lindor”.

Sot ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëruar ata hapur me luftë. “Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit.

Forcat ajrore greke janë duke rritur kapacitetet e avionëve të tyre duke marrë edhe gjuajtës “Rafale” nga Franca, të cilët konsiderohen si një ndër aivionët më të avancuar në botë krahas atyre amerikanë. Marrja e “Rafale” francezë i ka rritur vetëbesimin grekëve, ku shpesh zyrtarët helenë i kanë sfiduar turqit duke thënë

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Gjithashtu Macron iu referua krizës energjetike dhe tha se ” jemi dakord për shumë çështje që kanë të bëjnë me çmimet e energjisë”.

Nga ana e tij kryeministri grek iu referua çështjes së rritjes së provokimeve turke në shkeljet e hapësirave ajrore dhe detare në Greqi.

“Atdheu im është i vetëdijshëm për kërcënimet nga fqinji i tij. Unë do të ndaj me Presidentin Macron disa mendime për provokimin në rritje turk në Egje dhe Mesdheun Lindor. Falenderoj Macron për mbështetjen e tij të qartë për Greqinë. Neve u përgjigjemi sfidave me gatishmëri dhe u themi atyre që na kërcënojnë se do të vijnë në ishujt tanë natën, se ne i presim në dritën e diellit, atëherë kur duket qartë se kush ka të drejtën ndërkombëtare. Greqia, përveçse një forcë frenuese, është edhe një forcë bashkëpunimi, dhe duke e përmbledhur bashkëpunimin greko-francez në tre fjalë do të thosha: Së bashku më të fortë”.

Situata Greqi-Turqi duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.

Etiketa: aleancëGreqi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“As më kërcet fare për hetimet”/ Meta akuza SPAK: Është vegël e mafias

"As më kërcet fare për hetimet"/ Meta akuza SPAK: Është vegël e mafias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

12:14 | 12/01/2026
Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

12:02 | 12/01/2026
Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

11:50 | 12/01/2026
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

11:28 | 12/01/2026
Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

10:56 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –
  • Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –
  • Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –
  • Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –
  • Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com