Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar sot me anë të disa fotografive gjendjen e mjerushme, në të cilën ndodhet spitali i Kukësit.
Përmes një postimin në rrjetet sociale, teksa pubikon fotot Vokshi shkruan: “Meqënëse kryeministri Edi Rama na ka përshëndetur me dy foto nga qendra e Kukësit në mëngjes, edhe unë po e “përshëndes” me disa foto nga Spitali Kukësit SOT.”
Më poshtë janë fotot e publikuara nga deputetja e PD-së Albana Vokshi.