Policia e Vlorës konfirmon: Deshi të ulej në Akërni
Mediat italiane njoftuan për kapjen e një avioni droge që mund të kishte ardhur nga Shqipëria. Sipas tyre radarët e alarmit kishin pikasur një avion ultra të lehtë me elikë, që po dhunonte hapësirën ajrore italiane, por që pas pak minutash ishte zhdukur nga radari, duke zbritur në kuotë nën 50 metra lartësi nga toka. Po sipas mediave italiane “avioni bashkë me ngarkesën e tij të paligjshme u morën në dorëzim nga organet kompetente”. Lajmi pasdite është konfirmuar edhe nga policia e Vlorës e cila ka bërë të ditur që në orët e mëngjesit avioni ka dashur të ulej në Akërni. Po sipas policisë së Vlorës, është organizuar një aksion për kapjen e tij dhe pas shoqërimit me skuadrilje avioni ka hedhur një ngarkesë në det e ka vazhduar rrugën. Policia e Vlorës thotë se ka disa persona nën hetim policor të dyshuar si të përfshire në ngjarje.