Një tjetër alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Kosovën, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Policia e kryeqytetit të Kosovës bën me dije se ka marrë një e-mail për vendosjen e një bombe në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, evakuuan nxënësit dhe personelin dhe vendosën një perimetër sigurie, rreth shkollës.
Më pas, pas kontrolleve, Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.