Alarm/ “Balena Blu” mbërrin në Gjirokastër, 12 vjeçarja tenton vetëvrasjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarm/ “Balena Blu” mbërrin në Gjirokastër, 12 vjeçarja tenton vetëvrasjen

12:58 | 13/06/2017
në Shqiperi
0

Loja e rrezikshme “Balena Blu” ka mbërritur edhe në Gjirokastër.

Një 12 vjeçare është zbuluar se kishte arritur në nivelin e 33 të lojës dhe kishte ndejtur 10 ditë pa ngrënë.

Rasti është pikasur nga shokët dhe shoqet e klasës. Ata kishin vënë re se 12 vjeçarja kishte plagë në trup dhe shfaqte shenja dobësie. Emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për mediat, por zyrtarë të drejtorisë arsimore thanë se rasti është denoncuar në polici.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Mendohet se vajza kiste rënë viktimë e “Balenës blu” prej 14 ditësh. Shumë fëmijë në të gjithë botën, kryesisht në Rusi kanë humbur jetën për shkak të kësaj loje që përfundon me hedhjen nga pallatet, si misioni i fundit për t’u kryer.

Të dashur prindër!
Një lojë e rrezikshme po qarkullon në Internet, quhet “Balena Blu”. Kjo lojë ka për qëllim të fusë fëmijët në kurthin që i shpie deri në vetëvrasje.

Për shkak të kësaj loje janë vetëvrarë qindra fëmijë në Rusi (nga ku mendohet se ka lindur kjo lojë) por edhe në Itali, Mal i Zi, Maqedoni etj.

Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.

Në Gjirokastër tashmë kemi një rast të identifikuar të një fëmije që luante ketë lojë. Janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijës.

Kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale si: facebook, instagram apo cfarëdo rrjeti social dhe i kërkon të luajnë një lojë bashkë.

Por njëkohësisht mund të ndodhë që vetë fëmija, për shkak të kuriozitetit ta shkarkojë si aplikacion Balenën Blu (nga Play Store) në telefonin e tij dhe të filloj të luajë.
Në momentin e parë “kuratori” i kërkon fëmijës të dhënat e sakta: emër, mbiemër, vendbanim, fotografi.

Më pas nisin rregullat e njëpasnjëshme të lojës.

Çdo ditë, për 50-të ditë me rradhë, një rregull i ri të cilin fëmija duhet ta zbatojë me përpikmëri, duke ia vërtetuar “kuratorit” me foto, deri në rregullin final që është të vrasë veten duke u hedhur nga tarraca e një pallati të lartë.

Rregullat jane të tilla si : fëmija të iki nga orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të shkruajë një letër kërcënuese dhe ta fusë poshtë derës së një shtëpie, të mos komunikojë me njeri për ditë me rradhë, të presë (dëmtojë) veten me thikë (zakonisht në parakrah), të zgjohet në oren 4:20 të mëngjesit dhe të shikojë videot me persona që vrasin veten në mënyra të tmerrshme (videot i dërgon kuratori), të dëgjojë muzikë psikedilike (depresive) të cilën gjithashtu ia dërgon kuratori, të mos ushqehet rregullisht, të mos konsumojë ujë lëngje etj.

Pra si fillim kuratori përpiqet që të nxisë te fëmijët sjellje devijante (të lërë orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të mos shkojë fare në mësim) në mënyrë që të krijohen konflikte mes fëmijës dhe prindërve.

Fëmija do të fillojë të ndihet vetëm, i pakuptuar dhe mundësia do të jetë shume e vogël që t’ju tregojë prindërve atë që po i ndodh. Më pas mungesa e gjumit , e ushqimit, e komunikmimit me te tjerët, shikimi i videove të tmerrshme e të frikshme do të fusin fëmijën në një gjendje depresioni dhe ai do ti bindet urdhrit final të kuratorit për të vrarë veten pasi nuk do të shohë rrugëzgjidhje tjetër.

Gjithashtu kuratori e kërcënon fëmijën se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nese tërhiqet nga loja apo i tregon dikujt, kështu fëmija futet në një kurth nga I cili s’di dhe s’mundet të dal I vetëm.

Të dashur prindër ju lutem kontrolloni sa mundeni kohën që fëmijët kalojnë në Internet dhe gjithashtu tregohuni të vëmendshem ndaj ndryshimeve të humorit të fëmijës , sjelljes, rutinës së tij dhe mos nguroni të kërkoni ndihmë.

Shërbimi Psiko Social dhe DAR Gjirokastër do të ndjekin me prioritet çdo informacion që do të kenë për raste të ngjajshme.

Lutem personelit mësimor të shpërndajë sa më shumë të jetë e mundur këtë status për të ndërgjegjësuar sa më shumë prindër.

Uroj që ky të jetë rasti i parë dhe i vetëm.

 

Etiketa: 10 dite pa ngrene12 vjecarjabalena bluGjirokastërvetevrasje

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Sulm me armë në një stacion metroje në Mynih

Sulm me armë në një stacion metroje në Mynih

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com