Policia e Fierit ka ndaluar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim me akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”. I arrestuari është Jorges Kollçaku, banues në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Fierit ka nxjerrë urdhërndalimin për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. 31-vjeçari dyshohet se prill të këtij viti ka goditur me mjete prerëse shtetasin M.Z., banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.