Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave për dy sulmet kibernetike. Rama i cilëson trillime, shpotitje dhe ligësi e neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!” – deklaron Rama.