Pas akuzave që janë hedhur në drejtim të ambasadores Romana Vlahutin, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar me pretendimet se Bashkimi Europian i kishte blerë 1.6 milion euro një vilë luksoze në periferi të kryeqytetit.
Kocijançiç deklaron se BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
“Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë”, deklaroi Kocijançiç.