• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj Trump, reagojnë republikanët: Gjueti shtrigash –

07:53 | 31/03/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –

Pesë motra dhe një histori suksesi e paimagjinueshme –

Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje për ish-Presidentin Donald Trump, ndërsa një juri e madhe në Manhatan hapi dritën jeshile për ngritjen e akuzave penale ndaj tij. Republikanët i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.

Reagimi i ashpër i republikanëve ndaj ngritjes së akuzave të enjten pasqyron mbështetjen që ende gëzon zoti Trump tek Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi ynë i shenjtë i drejtësi u përdor politikisht” kundër zotit Trump.

Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.

Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër Presidentit Trump”, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.

Ish-Presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.

Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi të mbyllur të hënën nga Reuters/Ipsos dhe pasohet nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.

Përmes një shkrimi në rrjetitn Twitter, guvernatori DeSantis tha se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postimin e zotit DeSantis në rrjetin Twitter. “Prokurori i Qarkut të Manhatanit, i mbështetur nga Sorosi, ka deformuar vazhdimisht ligjin duke lënë të lirë krimilenët. Megjithatë, tani ai po tendos ligjin për të vënë në shënjestër një kundërshtar politik”, shprehet mes të tjerash zoti DeSantis.

Por ngritja e aktakuzës paraqet probleme për zotin Trump i cili po përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Ted Lieu e quajti ngritjen e akuzës një “precedent tronditës” por të nevojshëm nëse zoti Trump kishte kryer krime. Kolegu i tij demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Jamaal Bowman tha se, “Është koha të sigurohemi që Trump-i të ndalohet të kandidojë përsëri për ndonjë post publik”. /VOA/

Të Lidhura

Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –

Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –

nga 27
12:10 | 07/06/2023
0

Domatet e importuara nga Shqipëria, po dyshohet se përmbajnë sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për...

Pesë motra dhe një histori suksesi e paimagjinueshme –

nga 27
12:06 | 07/06/2023
0

Familja më e përfolur dhe më e diskutueshme në planet, Kardashian-Jenners arrijnë të qëndrojnë lart në krye të mediave me frekuencë të...

Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –

Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –

nga 27
12:02 | 07/06/2023
0

KAS (Komisioni i Ankimeve  dhe Sanksioneve)  është mbledhur sot për të dhënë vendimin për Bashkinë e Elbasanit. Po ashtu gjatë...

Denoncoi mjekët për neglizhencë, prokuroria e Elbasanit nis hetimet –

Denoncoi mjekët për neglizhencë, prokuroria e Elbasanit nis hetimet –

nga 27
11:58 | 07/06/2023
0

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve dhe një administratori të një firme private. Gjatë procesit të punës...

Para
Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë –

Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –

Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –

12:10 | 07/06/2023

Pesë motra dhe një histori suksesi e paimagjinueshme –

12:06 | 07/06/2023
Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –

Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –

12:02 | 07/06/2023
Denoncoi mjekët për neglizhencë, prokuroria e Elbasanit nis hetimet –

Denoncoi mjekët për neglizhencë, prokuroria e Elbasanit nis hetimet –

11:58 | 07/06/2023
Ferrari hap fabrikën për prodhimin e automjeteve elektrike –

Ferrari hap fabrikën për prodhimin e automjeteve elektrike –

11:54 | 07/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –
  • Pesë motra dhe një histori suksesi e paimagjinueshme –
  • Live/ Ankimimet e koalicionit KAS rrëzon “Kamzën”, pritet vendimi për Elbasanin –
  • Denoncoi mjekët për neglizhencë, prokuroria e Elbasanit nis hetimet –
  • Ferrari hap fabrikën për prodhimin e automjeteve elektrike –
  • Kombëtarja shqiptare shkruan historinë, kalon fazën e grupeve për Botëror –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Domatet nga Shqipëria me hormone, Kosova në pritje të rezultateve –
  • Pesë motra dhe një histori suksesi e paimagjinueshme –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com