Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

13:41 | 22/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi rrëzoi akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj saj në procedimin penal që çoi pas hekurave bashkëshortin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Kryemadhi tha se ka dorëzuar në SPAK mbi 5 mijë faqe dokumente lidhur me pasuritë e saj dhe mbi 3 mijë dokumente lidhur me të ardhurat e së ëmës, shoqëruar me ekspertizë financiare. Por, sipas saj, asnjë nga këto prova nuk është marrë parasysh nga prokuroria në akuzën e ngritur ndaj saj.

Teksa përcaktoi se “se jam këtu për të folur si Monika Krymadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Ilir Metës”, ajo u shpreh se procesi gjyqësor ndaj saj është politik dhe vjen pas denoncimit të saj për inceneratorët. Për këtë çështje u shpreh e zhgënjyer nga hetimet e SPAK duke theksuar se “të ndaluar janë fundi i kavallit”.

Ajo deklaroi se personat e pyetur si dëshmitarë në procesin ndaj saj, të huaj dhe shqiptarë , “janë rrëmbyer, zhveshur, intimiduar, kërcënuar dhe u kanë kërkuar të japin dëshmi të rremë. “Dhe ne për hir të sekretit hetimor nuk kemi folur”, shtoi.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Lidhur me akuzat se e SPAK se Kryemadhi dhe Meta “nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro”, ajo u shpreh se “ndihet shumë e fyer”.

Teksa shpjegoi operacionet që sipas saj, ka kryer ajo, Meta dhe një prej fëmijëve për shkak të problemeve shëndetësore, ajo bëri një krahasim me familjen e kryeministrit.

“A e deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vetë kur e paskur me kancer, ku e ka bërë si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK-u këtë gjë”.

“Monika Kryemadhit ka cenuar nenin 279 të kodit të procedurës penale për sekretin hetimor. Ndihem e fyer kur SPAK-u gënjen kur thotë 106 mijë euro operacione. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar pasi mjekët i thanë që kishte vetëm një javë jetë. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë, se edhe sot po ta pyesësh sa kushton një shishe ujë nuk e di kam paguar unë çdo gjë drita ujë.  Kam qenë unë ajo që kam marrë edhe rrogën e Metës në bankë. Meta është marrë vetëm me politikë. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se nuk do të kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje si të gjitha gratë dhe burrat sot”, tha ajo.

Lidhur me banesën e blerë nga e ëma e saj, për të cilën SPAK thotë se është me prejardhje nga para të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i Kryemadhit dhe Metës, ajo u shpreh se e ëma e saj “ka ardhur në Tiranë që në 1953”. Teksa renditi detyrat që ka mbajtur e ëma, nga fusha e mjekësisë deri te puna në Gjykatën e Lartë, Monika Kryemadhi shpjegoi se mamaja e saj ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e banesës.

Lidhur me arrestimin e dhunshëm të Ilir Metës u shpreh: S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Në fund të deklaratës së saj, ajo tha bëri dhe një paralajmërim. “Karma is a bitch”, u shpreh. “Sigurisht dhe unë do merrem politikisht me këtë gjë se ligjërisht do merren avokatët dhe do i ndjek hap pas hapi. Duhet të kenë të gjithë parasysh që “karma is a bi*ch”. Sot janë me fëmijë të vegjël, por kur t’i kenë fëmijët nga 25 vjeç, që duan t’i kërkojnë t’i intimidojnë dhe turpërojnë prindërit e tyre do të jenë dhe ata në këtë pozicion. Veçse ka një ndryshim. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha gjërat vetë. As nuk kanë shitur trupin, as shpirtin dhe as mendjen për të qenë xhelatë në dorë të një grupi mafioz dhe kriminal”, tha Kryemadhi.

Më tej, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se SPAK, me deklaratën e djeshme, u soll si zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha se do e respektojë masën e gjykatës ndaj saj dhe zbuloi se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën. “Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai”.

Etiketa: KryemadhiMonika Kryemadhi

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Asfalti i zgjedhjeve, Veliaj hedh 2 MLN euro për 4 rrugica në Kashar, ja si i fshiu 17 firma në tender

Asfalti i zgjedhjeve, Veliaj hedh 2 MLN euro për 4 rrugica në Kashar, ja si i fshiu 17 firma në tender

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com