Inspektoriati Shtetëror Teknik ka nisur aksionin në vijën bregdetare për të verifikuar nësë bizneset në këto zona do të respektojnë rregullat për përdorimin e gazit të lëngshem. Deri në këtë pikë të aksionit, ka rezultuar se Durrësi është qyteti bregdetar me problematikën më të madhe.
Nako Petro: Tani kontrollet janë përqëndruar në zonat turistike, në lokalet e shërbimit, në vendosjen e bombulave të gazit dhe në respektimin e normave të sigurisë për sigurimin e punës pa rrezik. Durrësi ka më shumë, me këtë lokalet. Aty jemi duke kontrolluar.
Inspektoriati Shtetëror Teknik paralajmëron sanksione në rast se konstatohen shkelje të ligjit:
Nako Petro: Ka probleme, asgjë nuk është perfekte, Inspektoriati është duke marrë masat, duke zbatuar sanksionet ligjore që parashikon ligji 8450, i cili bën fjalë për naftën dhe nënproduktet e saj.
Gjithashtu Inspektoriati Shtetëror Teknik këshillon konsumatorët familjarë që të marrin masat e nevojshme për përdorimin e gazit duke u konsultuar fillimisht me specialistët.