Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar sot një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor në Kamëz.
Ministri i Brndshëm, Sajmir Tahiri i cili është i pranishëm në këtë aksion, akuzoi gjyqtarët se marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje.
Ky aksion po moniotorohet nga forca të shumta policie të cilat kanë bllokuar rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Qendër Institut.
Sipas planit, shembja do të nisë me bizneset e më pas do të nxirren jashtë familjet që kanë zënë hapësirat e universitetit.