Pas aksionit të Policisë ditën e sotme për lirimin e plazheve të zaptuara me shezlonge pa leje nga disa persona ka reaguar dega e PD-së në Sarandë.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së u shpreh se është e paprecedent të dhunohet një pronë private apo biznes në mes të sezonit turistik.
“Dhuna dhe arroganca është e përsëritshme në të gjithë Shqipërinë. E njëjta skemë korruptive e Edi Ramës. Është e turpshme që në mes të sezonit të dhunohet biznesi. Boshatisja dhe zbrazja e plazheve me urdhra nga lart dëmton turizmin”, tha ndër të tjera zëdhënësja e PD në Sarandë.
Kujtojmë se Policia në Ksamil liroi rreth 4 mijë m2 siperfaqe plazhi, duke sekuestruar mbi 1 mijë shezlonge pa lejen përkatëse nga Bashkia e qytetit.