Detaje te reja jane bërë publike për aksionin antidrogë në Durrës, në të cilin u bllokuan dy kontinerë të pajisur me drogë.
Mësohet se origjina nga është nisur kokaina është Ekuadori dhe ka qenë tranzit nga Porti i Pireut për në Durrës.
Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda është duke shqyrtuar masën e sigurisë për personin e arrestuar në Durrës, të identifikuar Altin Mysilhaka.
Ky person është i vënë në pranga është futur duke treguar një badge në Port, ndërsa sipas burimeve mësohet se autoritetet greke kanë zëvendësuar ngarkesën e kokainës, me sasi orizi.
Kamerat e sigurisë më pas kanë kapur edhe personin e dytë, të identifikuar Ardian Bega.
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...







