Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se në një lokal në bulevardin “Nënë Tereza”, dy vëllezër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 19-vjeçar.
Ndërkaq është shpallur në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Si provë materiale është sekuestruar një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.