Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur.
Bëhet me dije se furgoni me të cilin udhëtonin punonjësit e HEC-it të Fierzës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, i cili rezulton të jetë Dem Oruçi, ndërkohë që janë plagosur disa persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre rezulton në gjendje të rëndë.