Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Malishevë. Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy makina, e për pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës. Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.
Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.