Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër- Bushat, ku për pasojë mbetën të vdekur 2 persona ndërsa 4 të tjerë të plagosur rëndë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se makina po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë policia ka vënë në pranga shkaktarin e këtij aksidenti, Jak Përjaku, 28-vjeç.
Mjeti tip Mitshubish ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat.