Është arrestuar shoferi i traktorit, që shkaktoi dy të vdekur mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
37- vjecari në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me shoferin e identifikuar me iniciale A. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë.
Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit A. Xh. dhe gruaja e identifikuar me iniciale H. K., 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shoferi i traktorit I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.