Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një makinë tip Ml 320 ka rënë nga shkëmbi në fshatin Griqan në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.
Mësohet se makina ka fluturuar nga 800 metra lartësi nga shkëmbi dhe ka përfunduar në përrua.
Fatmirësisht raportohet se nga aksidenti nuk ka viktima, pasi shoferi ka mundur të dalë shpejt nga automjeti.