Aksidenti i ish-ministrit Ahmetaj, flet shoferi i autobusit: Po mundohen të fshehin fajtorin e vërtetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti i ish-ministrit Ahmetaj, flet shoferi i autobusit: Po mundohen të fshehin fajtorin e vërtetë

00:07 | 18/07/2017
në Shqiperi
0

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident automobilistik në Kumanovë të Maqedonisë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18. Ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës.

Ishte zëvendësministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e konfirmon lajmin përmes një statusi në facebook, duke i uruar shërim të shpejtë Ahmetajt. Ai publikoi edhe një foto gjatë vizitës së tij në spitalin e Kumanovës, ku Ahmetaj ka marrë mjekimin.

Por, në një rrëfim për “Gazetën Express”, Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish–ministrit tregon si ndodhi aksidenti, duke hedhur edhe disa hije dyshime për ato që është raportuar mbi ngjarjen.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Përshëndetje zotëri, jeni shoferi i autobusit që u përplas ditën e djeshme me makinën e ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Përse i jeni drejtuar gazetës sonë?
Në lidhje me lajmin e aksidentit të ish-ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë.
Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.  Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi ne në autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj.

Ku bazoheni që thoni se shkak u bë shpejtësia e madhe dhe jo lagështira në rrugë siç kanë dëshmuar edhe autoritetet maqedonase?
Kam fakte plot dhe dëshmitar edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai më para ka tejkaluar një makinë tjetër dhe direkt u përplas me ne.

Cili ishte destancioni juaj, nga jeni nisur?
Ne vinim nga Zvicra, jemi nisur nga St. Gallen deri në Strugë. Autobusi ishte plot me udhëtarë dhe në hyrje të Kumanovës ndodhi aksidenti. Në hyrje e pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër. Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion.

Si është gjendja juaj dhe e pasagjerëve të tjerë të autobusit?
Për fat të mirë shpëtuam me lëndime të lehta trupore, kurse nga udhëtarët 14 ishin me lëndime të lehta, veç njëri pak më shumë që u kurua në spitalin e Kumanovës. Shkuam fillimisht në spital për kontroll pastaj në polici dhamë deklarata dhe na lanë të lirë.

Po nga ana e makinës së ish-ministrit?
Nga ata shoferin dhe një nga person tjetër i dërguan në spitalin e Shkupit, kurse ish-ministrin dhe një tjetër në spitalin e Kumanovës me lëndime të lehta.

Ju jeni i punësuar në këtë kompani udhëtimi?
Jam i punësuar si shofer. Unë jam Izahir Ejupi nga F. Gradec komuna e Vrapçishtit Gostivar dhe banoj në F. Gradec. Autobusi ka targa GV 5438 AB. Dua të theksoj edhe diçka tjetër se zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Nuhiu e vizitoi ish- ministrin në spital, ndërsa neve të gjithëve si udhëtarë të lënduar jo.

Çfarë kërkoni nga drejtësia?
Asgjë tjetër, veçse të zbardhet e vërteta dhe të mos manipulohet me ngjarjen.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Agim Nuhiuaksidentaksidenti i AhmetajArben AhmetajautobuzGostivarIzahir EjupiMaqedoniVrapçishti

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Maqedonasit kanë një plan për të bllokuar gjuhën shqipe

Maqedonasit kanë një plan për të bllokuar gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com