Aksidenti fatal që i mori jetën 14-vjeçarit, prindërit rrëfejnë tmerrin dhe si po manipulohet ngjarja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti fatal që i mori jetën 14-vjeçarit, prindërit rrëfejnë tmerrin dhe si po manipulohet ngjarja

14:45 | 12/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Prindërit e 14-vjeçarit, Renis Xhediku, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në Unazën e Vogël, pas Muzeut Kombëtar, mbrëmjen e 17 korrikut 2019 pretendojnë se zbardhja e ngjarjes po manipulohet nga organet e drejtësisë.

Ishte nëna 50-vjeçare e Renisit, Bukuroshe Xhediku thotë se në  momentin e aksidentimit djali ishte duke ecur me biçikletë në vijat e bardha kur u përplas nga mjeti tip “Audi”.

Policia e arkivoi aksidentin si shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, por pa specifikuar që ngjarja ishte me pasoja tepër të rënda për djalin e aksidentuar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kjo ngjarje e rëndë ka pasur impakt të madh te shumë njerëz, të cilët u ndërgjegjësuan duke mbledhur fonde në kohën kur Renisi ndodhej në koma. 14-vjecari ishte edhe tifoz i Partizanit, duke bërë që kjo skuadër të luftonte shumë për jetën e djaloshit, i cili fatkeqësisht nuk mbijetoi dot pas goditjes së rëndë që kishte marrë në kokë.

Por prindërit e të ndjerit ishin sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24 për të kërkuar drejtësi për djalin që nuk jeton më, duke lënë një brengë në shpirtrat e njerëzve të dashur.

Për më shumë ndiqni rrëfimet e trishta…!

Remzi Muçaj, babai: Së pari ju falenderoj për mbështetje në çdo hap. Ime shoqe punonte te piazza. Në orën 11:00 linte punën. Djali i dilte para. Kam një gocë 7 vjeçe dhe i dhembte koka. Renisi i ndjerë gjendej aty dhe i them shko dhe blej një paracetamol. Ishte i bindshëm. Kishte marrë biçikletën. Mori paracetamolin dhe doli të bënte xhiro. Vjen gruaja dhe thotë se djali s’më ka dalë para. Unë kam dalë ashtu siç isha dhe gjeta makina policie. I pyes dhe më thonë: ka ndodhur aksident, një djalë 14 vjeç, por emri nuk është identifikuar. Më thonë: e njeh biçikletën? Unë nuk e dija që ka dalë me biçikletë. E shikoj dhe them: po është djali im. Më kërkuan të dhënat, i dhashë kartën e ID, por një moment harrova të tregoja. Humba mendjen. 15 metra djali kishte shkuar zvarrë, më tutje ishte biçikleta dhe në një krah shala. Nuk ishte përplasje në trotuar. Djali është hedhur në ajër, ka fluturuar 5-6 metër. Këtë mund ta thotë dikush që ka qenë atë natë me ne. Ka qenë një zonjë. Më pas mora një taksi, njoftova gruan dhe na çuan në spital. Këtu dëgjojmë aksidente çdo ditë. Nuk mund të them se ma bëri me dashje, sepse s’kishim gjë me to, por nuk më ka pëlqyer mënyra e reagimit. Ai nuk e ka babain. Nuk u treguan të gatshëm të na qëndronin afër. Ata ishin shkaktarë. Si mospërfillje.

Kur ranë në kontakt me juve?

Remzi Muçaj: Pas një muaj e gjysmë. Natën e aksidentit më thanë që erdhën dy gra. Atë natë nuk ishim në terezi fare, sidomos pas dy orësh mezi mora kontakt me doktorin, i cili më ka përgatitur moralisht. Më tha: djali është në jetë, por është rëndë. Kam dalë jashtë, dikush më tha: ishin dy gra. Thashë le të ikin, tani më intereson vetëm jeta e djalit. Nga aty e mbrapa nuk m’u afrua asnjëri. Kishte ardhur halla me djalin e tij. Më bëri përshtypje që me gjithë atë vuajtje bënë ekspertizën dhe më thanë: fajin e ka djali jot. Unë thashë: iu paskeni ardhur për të treguar fajtorin, jo për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Aty u ndamë. Thashë meqë ma bëtë këtë, një kafe ua kam borxh. Meqë kjo u bë, le të bëhemi bashkë për të ndihmuar shëndetin e djalit. Nuk e vunë ujin në zjarr. Gjenin justifikime.

Çfarë ndodhi me 18-vjeçarin, shkaktarin e aksidentit?

Remzi Muçaj: Ditën e aksidentit Fabiani është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar të nesërmen. Në vendngjarje kam parë gjakun dhe biçikletën. Drejtësia nuk është treguar korrekte. Kishte shkruar ndriçim natyral në 12:00 të natës, në mes të qendrës. Aty ishte ndriçim artificial. Në momentin kur djali ka rënë në kontakt me tokën. Kur ka marrë goditjen, kishte thënë: “njollë uji”. Pastaj, djali ka fluturuar në ajër 17 metër, ata kanë shkruar 12 metër. Këto janë manipulimet. Detajet më të hollësishme janë manipuluar. Dhe aty ka pasur njerëz plot. Dëshmitarët janë treguar negative, në një kohë që jo më larg se sot ka qenë dikush atje dhe më tha: Isha pak larg, por e kam parë ngjarjen. Do shtoj dhe këtë: përse këto nuk bëjnë video, por foto të ngjarjes? Në rastin konkret mund të bënin video të djalit, ku duket ndriçimi.

Ju keni kërkuar të hapen kamerat e atyre institucioneve?

Remzi Muçaj: Pa qenë dikush fajtor nuk bëhet dëmi. Nuk ndodh gjë. Djali ka qenë shumë shpejt. Nuk e di nëse ishte hapur apo mbyllur semafori, por të djali përfundoi 5-6 metër në ajër. Goditja ka qenë shumë e madhe. Nga krahu i UFO-s ka kamer. Atë natë nuk e kam parë kamerën, pas tre ditësh ka qenë e drejtuar në drejtim të këmbësorëve, pas 7 ditësh ka qenë në drejtim të rrugës. Nuk e di a ka funksionuar. Bashkia ka thënë se nuk ka funksionuar. Me aq sa kam informacion unë, në makinën e 18-vjeçarit ka pasur edhe të tjerë në makinë.

Fatmira Lami, dëshmitare: Unë kam qenë përballë rrugës, në të cilën Renisi po vinte me biçikletë. Kam parë kur një makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur, duke e s’postuar 3 metra nga vendi i aksidentit (qan…) pati frymën që nëna e saj ta shohë. Nuk mbaj mend asgjë tjetër, por kam kërkuar që të bëhet ndihma e tij sa më e shpejtë, të cilët nuk kanë vonuar. E kemi dërgua në spital. Me shumë sakrifica e larguan prindërit jashtë shteti. Mikeshat e mija kanë shprehur vullnet për ta ndihmuar. Unë kalova një stres të jashtëzakonshëm. Mbaj mend një makinë të zezë. Në atë moment më ka interesuar jeta e djalit. Duke qenë në vendngjarje, na atë moment, me telefon në dorë në semafor, me intuitë kam parë vetëm makinën golf, që ka kaluar para këmbëve të mija dhe ka marrë djalin me biçikletë të thjeshtë para këmbëve të mija, duke e s’postuar 3 metra tutje. Unë janë interesuar nëse merrte frymë. Mbaje mend që thanë se Renisi është me frymë. Ka ardhur ambulanca dhe e kemi shoqëruar. Unë e di që makina ka ndaluar aty, një djalë i gjatë, biond me mjekër ka ndaluar dhe na ka shoqëruar deri te Spitali Ushtarak.

Sa qytetarë u mblodhën në vendin e aksidentit?

Fatmira Lami: Kanë qenë më shumë se 40 veta, deri në momentin kur erdhi ambulanca. U bë alarmante sepse ishte vetëm 14 vjeç. Unë për vetë jam marrë vetëm me Renisin, sepse më interesonte ta çoja në spital. Ata kanë menduar se jam nëna e tij (qan..) dhe një mjek më tha: Renisi është gjallë! Për mua nuk ka pasur gjë më madhështore. Më interesonte fakti që ai merrte frymë.

Remzi Muçaj, babai: Atë natë ke qëndruar me ne. Të nesërmen dhe pasnesër je interesuar më pak. Kohët e fundit filluam të kërkonim ne. Nëse e mban mend, e lamë takimin te posta për të pirë kafe. Kemi biseduar. Ta kërkuam ne takimi. Këtu nuk u shprehe qartë, siç u shprehe atë ditë. Ne ke thënë shprehimisht, se djali ka fluturuar dhe ka shkuar zvarrë.

Fatmira Lami, dëshmitare: Unë mbaj mend që djali ka fluturuar vetëm 3-4 metra.

Remzi Muçaj, babai: Ke qenë ti kur më shoqërove në spital. Ti e di dhe bisedën që bëra me policinë. Te datëlindja ngela. Duhet të jesh më objektive. Më fal që ta them: Le shumë për të dëshiruar, sepse nuk u interesuat më.

Fatmira Lami, dëshmitare: E kam obligim gjithë jetën. Por duke qenë në një punë të ngarkuar e orar të tejzgjatur nuk mund të vij dhe ta ndjek. Mu duk pa interes. Në polici kam tregova se kam qenë dëshmitare okulare. Djali është larguar mjaft metra më përpara, nuk e di nëse zvarrë apo me biçikletë.

Fatos Haxhiaj, vëllai: Më vjen shumë keq për të ndjerin. Dua të them se historinë do e tregoj siç ka qenë. Vëllai ka qenë në lëvizje nga 9- katëshet për nga UFO dhe ka qenë me shpejtësi në norma të lejuara, semaforët kanë qenë jeshil. Kjo duket qartë në një video. Kanë qenë 7 makina ose më shumë dhe ndodhi kjo që ndodhi. Vëllai im është i pafajshëm dhe në atë ekspertizë që ka dalë, nuk është shpallur fajtor. Nëse do ishte e vërtetë do ishte në burg. Vëllai është në arrest shtëpia, akoma nuk është marrë një vendim. Pas një muaji del një ekspertizë tjetër. Le të presim.

Bukuroshe Xhediku, nëna: Nata e 17 korrikut do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kam ardhur për të krijuar drejtësi. Unë si nënë kam një kureshtje: le të ulen në vendin tim ata dhe të gjejnë një të drejtë të flasin për djalin tim. Dua t’iu them prindërve të Fabianit, sikur të kishte fjetur një javë në pllakat e reanimacionit në spital. Pavarësisht fajit. Por i falendëroj që kanë ardhur me tortë dhe me amita. Por duhej të vinin me buxhet, që të nxirrnim djalin jashtë shtetit.

Etiketa: aksidentPrindërit e 14-vjeçaritRenis Xhediku

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ja cila këngëtare shqiptare vlerësohet nga “New York Times”

Ja cila këngëtare shqiptare vlerësohet nga “New York Times”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com