Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje shqiptare, banuese në Fermo, në bregun e Adriatikut.
Mësohet se 61-vjeçarja u godit nga një makinë, e cila nuk ndaloi dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Karabinierët e Fermos kanë nisur hetimet për të zbuluar personin që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja, ku janë gjetur edhe disa copëza të makinës, të shkëputura nga përplasja.