Dy të rinj punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.
Mësohet se njëri nga viktimat është shtetasi shqiptar Arjan Disha, 28 vjeç ndërsa shtetasi tjetër maroken Jamal Amaadour, 34 vjeç.
Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën A4 mes Villesses dhe Redipuglias drejt Triestes.
Një makinë “Fiat Bravo” është përplasur me një kamion të ndaluar në një vend pushimi dhe dy personat në mjet kanë gjetur vdekjen në vend. Përplasja ishte aq e fortë dhe dy të rinjtë kanë mbetur të ngecur mes llamarinave të makinës.
Makina, e copëtuar plotësisht nën kamion, u lëviz me vështirësi nga zjarrfikësit dhe nga ndihmësit mekanikë. Autostrada mbeti e mbyllur për rreth tre orë.
Mbeten ende për t’u qartësuar shkaqet e aksidentit por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon.