Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë-Kruje-Thumanë, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia njofton se mjeti me targa AA 166 LA është përplasur më një trafikndarësë e për pasojë kanë humbur jetën 28-vjeçari me inicialet R.K 28 vjeç banues ne Tirane dhe A.P 25 vjec banues në Lac.
Mësohet se të dy këta persona kanë ndërruar jetë në ambientet e Spitalit Traumës pasi nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.