Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur me emrin Monteprandone në itali ku një 50-vjeçar shqiptarë ka mbetur i vdekur.
Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me inicialet S.S, 50-vjeç emigrant në Itali.
Ai po kalonte rrugën në zonën Centobuchi të Monteprandones, një zonë industriale kur u godit nga një Fiat 500 duke përfunduar në një hendek anësor në aksin rrugor.
Ndihma e parë shëndetësore e ofruar nga njerëzit që u ndodhën në vendngjarje përpara se të mbërrinin punonjësit shëndetësorë ishte e padobishme.