Një aksident u shënua rreth orës 10:45 minuta në kryeqytet, në zonën e njohur si “Brryli”.
Policia e Tiranës sqaron se një automjet tip “Smart” me targa AA 433 LE ka aksidentuar një 65 vjeçar i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, një 19 vjeçare.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se i moshuari po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe semafori lejonte lëvizjen e kalimtarëve.