Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Bypassit të Fierit, në të cilën raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Baltezës.
Nga përplasja e dy mjeteve, njëri tip Opel dhe tjetri tip Golf, njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, me te cilën lëviznin dy makinat.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.