Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë me pasojë një të vdekur.
Raportohet se një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasjë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 54-vjeçari shtetasi Abedin Boraku.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit pësoi infarkt. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.