Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në autostradën Rrogozhinë-Kavajë.
Në aksident ka humbur jetën shtetasi i mitur H. D., 16 vjeç.
Policia bën me dije se drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila.V ka aksidentuar përplasur të miturin i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.