Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para së të premtes në aksin rrugor Tiranë-Ndroq.
Bëhet me dije se, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një punonjës policie i identifikuar si Shkëlzen Lame ka mbetur i plagosur. Efektivi ishte duke udhëtuar në njërën prej makinave të përfshira në aksident.
Nga të dhënat paraprake efektivi është dërguar në Spitalin e Traumës ku raportohet se është në rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit rrugor.