Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, ku një kalimtare është përplasur nga një automjet.
Bëhet me dije se gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Gruaja, është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vengngjarje për të zbardhur ngjarjen