Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes së djeshme në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
Menjëherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancen, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërritën direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmën e parë.
I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Mësohet se i plagosuri është një shtetas kosovarë rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.