Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh Lezhën me Fushë Krujë.
Sipas njoftimeve paraprake, disa mjete janë përfshirë në aksident ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Nga fotot duket një automjet Mercedes që është ndarë në mes dhe është shtypur nga përplasja me një betoniere. Rruga është bllokuar nga policia për shkak të aksidentit.