Nga aksidenti në treg u plagosën 5 persona
Aksidenti i rëndë që u shënua në Milot sot rreth orës 10.30 minuta u mori jetën 2 personave dhe shkaktoi 5 të plagosur. Një automjet i drejtuar nga një paraplegjik, është futur mes turmes në tregun gjësë së gjallë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje autovetura me targa AA 120 NI që drejtohej nga Pashk Vokrri, 58-vjeç, banues në Pllanë të Lezhës ka ardhur me shpejtësi duke marrë para turmën e njerëzve dhe ka ndaluar në një dyqan mishi. Llesh Marku 70-vjeç gjeti vdekjen pa u nisur për në spital, ndërsa Dila Marku humbi jetën rrugës drejt spitalit të Traumës. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.