Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se 1 person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se është shpejtësia përtej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikave rrugore.
Policia pritet të vijë me një njoftim zyrtar për të zbardhur ngjarjen dhe identitetet e personit të plagosur. Ndërkohë, grupi hetimor pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes.