Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Milot-Lezhë. Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Të njëjtat burime gjithashtu bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
Policia pritet të dal ëme një informacion zyrtar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.