Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Fier.
Burime paraprike bëjnë me dije se është plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.
Ngjarja ka ndodhur në Portez të Fierit, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar. Për shkak të aksidentit në këtë aks është shënuar trafik.
Manovrat e shpejtësisë dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore kanë shkaktuar dhjetëra aksidente brenda pak ditësh.
Ndërsa policia Rrugore nuk ka qenë në patrullim për të parandaluar ngjarjet, ku për pasojë kanë humbur jetën dhjetëra kalimtarë, shoferë e të moshuar.
Bilanci i aksidenteve vijon të rritet.