Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase 50 vjeçare ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia.